Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Pogba, Haaland, Ibra dhe Donnarumma: Raiola zbulon sekretet e merkatos

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Mino Raiola lur flet bën zhurmë. Në Angli janë tërbuar. Një ditë para një ndeshjeje finale në Champions League, ata mësojnë se gazeta “Tuttosport” do të hapet me një intervistë të menaxherit të njohur, i cili tregon se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

    “Sa i takon Pogba, ai do të largohet nga Manchester United këtë verë. Mund të rikthehet te Juventusi. Ai nuk është i lumtur te anglezët. “Djajtë e kuq” duhet të mendojnë ta shesin, pasi nuk do të ketë rinovim dhe pas një viti mund ta humbasin falas”, ka thënë mes të tjerash Raiola.

    [the_ad id="78756"]

    Ai zbulon më pas një rinovim tek Interi dhe flet edhe për Milanin dhe klientët e tij në kampion kuqezi: Zlatan Ibrahimovic dhe Gigio Donnarumma. “De Vrij do të rinovojë me Interin. Kemi një marrëveshje verbale dhe ata po e bëjnë gati kontratën, të shkruar.

    Milani e meriton të jetë në vend të parë, janë skuadra për t’u mundur për titullin kampion. Zlatan nuk ka të paguar. Dikush si Ibra nuk ka frikë. Nëse e ndjek, të çon në shtëpi edhe në luftë. Rinovim në janar? Mund të ndodhë…

    Donnarumma për momentin është i Milanit, më pas të shohim. Rreziku i largimit? Ajo që është e sigurt është se Gigio nuk është ai i katër viteve më parë dhe shumë po kërkojnë informacion për të. Gjithsesi do të ndalem këtu. Nuk dua që të bëhet një rinovim mediatik si në të kaluarën”, shprehet agjenti i famshëm.

    HAALAND – Në fund ai flet edhe për sulmuesin e Dortmund dhe ngacmon Solskjaer: “Nuk mund të flas për klauzolën e lirimit të Haaland. Reali e do? Nuk është diçka e re për mua. Ai është shumë i lumtur te Borussia Dortmund. Erling dëshiron të fitojë Champions League. Kur të largohet nga klubi do e bëjë për ambicien e tij dhe jo për para.

    Haaland është si Ibrahimovic kur ishte 20 vjeç. Sloskjaer është një djalë i mirë, por e kishte gabim kur tha se Erling është si Lukaku… Do të ishte mirë nëse ai do të mendonte të gjente një mënyrë që ta bënte Pogba të luante si një kampion, në vend që të flasë për Haaland”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.