Hysni Mehani, Kryetar i qendrës së LVV’së në Skenderaj, është sqaruar në lidhje me videon e publikuar në media ku shihet dukë u përleshur me zyrtarët komunal të kesaj komune.
Ai ka thënë së video është berë në ditën kur është sulmuar asamblisti Malsor Bejta: “Video e dalë sot, është e ditës kur është sulmuar asamblisti Malsor Bejta, pra 28.09.2018. Unë jam duke u shtyrë aty për të hyrë në komunë dhe për t’i dalur në ndihmë Malsor Bejtes. Pra, kam shkuar vrap nga zyra në komunë për t’i dalë në ndihmë Malsor Bejtes”, shkruan Mehani ndër të tjera.
Postimi i plotë i Mehanit në facebook:
Dy sqarime;
1. Sami Lushtaku paska thënë që nuk më njeh! Sami, jam ai djali që ia zëje rrugën dhe që i tregoje se ja din shtëpinë, se ja din ku e ka familjen e ja njeh dajtë.
Pavarësisht kësaj kurrë nuk jam ndalur e as që do të ndalem.
2. Videoja që paska dalur sot nuk e kam ditur që ekziston, një provë më shumë për prokurorinë. Nuk jam goditur por ka pasë tentim për goditje. Siç edhe po e shihni në video, nuk jam nga ata që trembem nga banditët. Përkundrazi, janë banditët e sojit të Murat Mecinit që provon të më godas tinëzisht dhe ikë e struket.
Video e dalë sot, është e ditës kur është sulmuar asamblisti Malsor Bejta, pra 28.09.2018. Unë jam duke u shtyrë aty për të hyrë në komunë dhe për t’i dalur në ndihmë Malsor Bejtes. Pra, kam shkuar vrap nga zyra në komunë për t’i dalë në ndihmë Malsor Bejtes.
Është dashur postimi im i sotëm që PDK të nxjerr një provë për prokurorinë, kjo dëshmon që PDK është organizatë kriminale që fsheh fakte dhe i nxjerr ato kur i duhen.
E kam thënë edhe në postim, i qendroj prapa çdo kallëzimi penal që kam bërë, ky rast është njëri nga ta.
Arsyen e moskandidimit e kam dhënë në postim. Kush nuk e kupton, nuk kam çfarë i bëj.
E di që jeni shqetësuar, Lëvizja është rritur shumë, por nuk kam çfarë ju bëj, çdo organizatë kriminale e ka një fund. Dhe ky është fundi i juaj.
Unë do të jem këtu, me aq sa kam takat do të luftoj padrejtësinë.
Gjithë dhe pandalshëm.