Komuna e Skenderajt sot ka mbajtur sencën e jashtëzakonshme me të cilën është aprovuar lidhur me ridestinimin dhe bartja e mjeteve financiare në projektet kapitale, transmeton rajoni.net.
“Sot është mbajtur Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Skenderajt lidhur me ridestinimin dhe bartjen e mjeteve financiare në projektet kapitale. Transferimi dhe ridestinimi i projekteve kapitale ishte i detyrueshëm për shkak të vështirësive që ka shkaktuar pandemia globale COVID-19, e cila ka pasur ndikim jo vetëm në komunën tonë por në të gjithë vendin.” thuhet në njoftimin e Komunës.

Drejtori i Financave, Kastriot Gashi ka thenë se ndikimi i pandemisë ka ndikuar jo vetëm në shëndetin publik por edhe në ekonomi, ku janë ulur të hyrat vetanake komunale si dhe janë paraqitur probleme në shpalljen e procedurave të reja tenderuese.
“Rishikimi i kërkuar do të mundësojë plotësimin e kushteve për pagesën për punët e papërfunduara në disa projekte”, tha tutje Gashi./Rajoni.net/






