Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    CR7 fiton duelin me Messin, Juvja i merr kreun Barçës, Leizpig eliminon Man.Utd!

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Cristiano Ronaldo fiton duelin personal me Lionel Messin në Champions me Juventusin që turpëroi Barcelonën brenda në Camp Nou duke fituar 0-3 dhe duke marrë blaugranave vendin e parë në grupin G. Një sukses edhe nën shenjën e Cristiano Ronaldos që realizoi dy herë në këtë sfidë edhe pse në të dy rastet me 11-metërsh ndërsa për skuadrën e Pirlos shënoi edhe amerikani McKennie në të dytin takim radhazi. Juventusi i duhej një fitore me tre gola diferencë ose minimalisht 1-3 për t’i marrë kreun Barcelonës dhe në fund ia arriti qëllimit. Me 15 pikë po aq sa edhe Barça por me favorin e ndeshjeve direkte bardhezinjtë u ngjitën në krye të renditjes në grupin G dhe parashikohet të kenë një short më të favorshëm se Barcelona në raundin e 1/8-ave.

    Surprizën e vërtetë në këtë të martë e bëri Leipzig që eliminoi nga Championsi, anglezët e Manchester United. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Dynamo Kiev mposhti 1-0 Ferencvarosin që kishte në fushë edhe Uzunin dhe siguroi biletën për në raundin e 1/16 të Europa League. Në grupin H skuadra e Nagelsmann triumfoi 3-2 në shtëpi ndaj Djajëve të Kuq në një ndeshje ku United kishte nevojë për një barazim për të kaluar në fazën tjetër por u zgjua vetëm pas minutës së 80-të. Dy gola të shpejtë të Angelinos dhe Haidaras prenë shpresat e United për të kaluar grupin.

    [the_ad id="78756"]

    Fitorja e gjermanëve u vulos nga goli i Justin Kluivert në minutën e 69-të, për të ardhur te finalizimet e Bruno Fernandes me penallti dhe Paul Pogba në minutat e 80 dhe 82-të, por pavarsisht përpjekjeve deri në fund vetëm kaq për skuadrën e Solskjaer në këtë sfidë, me Djajtë e Kuq që vuajtën mungesat në sulm të Martial dhe Cavanit. Avancoi më tej edhe Paris Saint Germain sido që të jetë rezultati në momentin që do të riluhet sfida ndaj Basaksehir edhe pse me një fitore francezët do të jenë kokë grupi. Në grupin E ku llogaritë ishin zgjidhur më parë barazim 1-1 mes Chelseat dhe Krasnodar ndërkohë që Sevilla triumfoi 1-3 në transfertën franceze ndaj Rennes sfidë ku spikati El Nesyri me dy gola

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.