Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    “160 milionë janë pak”, Leonardo: Mbappe do Realin, e shesim vetëm për çmimin e duhur

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Dihet tashmë se Kylian Mbappe dëshiron të largohet dhe Real Madrid ka bërë ofertë zyrtare prej 160 milionë eurosh në sezon. Drejtori i PSG, Leonardo ka folur së fundmi për RMC dhe ka shpjeguar gjithë situatën.

    160 milionët janë refuzuar dhe Mbappe largohet vetëm për ofertën e duhur. Mediet franceze raportojnë se PSG do 200 milionë euro, nga ana tjetër Real Madrid nuk ka në plan ta rrisë ofertën. Kontrata e sulmuesit skadon pas një viti.

    [the_ad id="78756"]

    “Kylian Mbappe dëshiron të bashkohet me Real Madridin dhe ne nuk kemi në plan ta ndalojmë. Ne i thamë jo ofertës së parë të Real Madridit, por nëse plotësohen kushtet tona, do të shohim.

    Ne i bëmë dy oferta të rëndësishme Mbappesë: njëra e barabartë me lojtarët kryesore dy muaj më parë dhe një tjetër më e lartë se lojtarët e ardhur në kohët e fundit. Ne duam t’i dëshmojmë atij se ai është një lojtar i rëndësishëm, në qendër të projektit, por jo mbi projektin.

    Duket si një strategji përpjekje për të marrë përgjigje negative nga ne, të tregojnë se bënë gjithçka për të blerë Mbappe dhe të presin një vit më pas për ta fituar falas. Kylian na ka premtuar gjithmonë se nuk do largohej falas. Oferta zyrtare e Real Madrid është shumë larg asaj që ne pretendojmë.

    Po, është rreth 160 milionë, më pak seç kemi paguar për të në vitin 2017. Nuk kemi në plan të flasim sërish me Real Madrid për Mbappe. Afati është mesnata e 31 gushtit. Nuk kemi në plan të lëmë Mbappe të shkojë për një shifër më të ulët se ajo që kemi paguar, në një kohë kur i kemi ende para borxh Monacos (35 milionë).

    Kurrë nuk e kemi hapur derën e largimit për Mbappe. Asnjëherë. Njerëzit thonë se unë dua ta shes dhe jo Nasser, por unë ose Nasser mendojmë të njëjtën gjë. Ne jemi në të njëjtën pikë. Por nëse një lojtar dëshiron të largohet, këto janë kushtet tona”, tha ndër të tjera Leonardo. 

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.