[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Pas 80 vitesh, në Sri Lanka kanë lindur binjakët e parë elefantë. Elefanti me emrin Surangi lindi binjakët meshkuj.
Ata janë në gjendje të mirë dhe të shëndetshëm, ka bërë të ditur qendra ku po mbahen.
[the_ad id="78756"]

Sipas BBC, për herë të fundit që në Sri Lanka një elefant i zbutur që lindi binjak ishte në vitin 1941.
Elefantët kanë vetëm 1 për qind gjasa të lindin binjak, ndërsa kjo më së shumti ndodhë tek elefantët e egër afrikanë. Ata mund të lindin katër deri në pesë elefantë gjatë jetës.