[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë U21 ka pësuar disfatë në ballafaqimin me Anglinë.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2-0 ku të dy golat e vendasve u realizuan në pjesën e parë, përcjellë KosovaPress.
[the_ad id="78756"]
Anglezët kaluan në epërsi në minutën e 11’ nga Brewster, ndërsa epërsia u dyfishua nga Palmer në minutën e 27.
Kosova ka një fitore dhe një humbje pas dy ndeshjeve në Grupin G dhe renditet në vendin e pestë me tri pikë, kurse Anglia ka tri pikë në vendin e dytë prapa Republikës së Çekisë e cila e kryeson grupin me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.