[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Milani ka vendosur të ulë çmimin e biletave për ndeshjet e Champions League. Tifozët e kuqezinjëve ishin ankuar se ata po paguajnë dyfishin e asaj që mbështetësit e Interit paguajnë për të ndjekur skuadrën e tyre në Ligën e Kampionëve.
Një biletë për ndeshjen e Interit kundër Real Madrid në seksionin e stadiumit Curva kushton 48 euro, ndërsa i njëjti vend për sfidën që Milani ka ndaj Atletico Madrid kushton 119 euro. Duke parë pakënaqësinë e tifozëve, Milani ka rihedhur në treg biletat për ndeshjen ndaj Atelticos.
[the_ad id="78756"]
Bileta që më parë kushtonte 119 euro, tani i është zbritur çmimi në 54 euro. Ndryshim çmimesh kanë pësuar edhe sektorët e tjerë të stadiumit.