Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Uncategorized

    KQZ nuk e certifikoi Sami Lushtakun, por e certifikon anëtarin e dënuar të Listës Serbe

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Jo të gjithë kandidatët e dënuar me aktgjykime të plotfuqishme për vepra penale, janë larguar nga listat e partive politike për zgjedhjet lokale të 17 tetorit të këtij viti.

    KALLXO.com ka zbuluar se Zharko Dejanoviq, kandidat i Listës Serbe për asamblenë e komunës së Kllokotit, është certifikuar nga KQZ-ja edhe pse ndaj tij ka një aktgjykim dënues të plotfuqishëm.

    [the_ad id="78756"]

    Pas interesimit të KALLXO.com në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, këta të fundit kanë konfirmuar se kjo ka ndodhur për shkak të një lëshimi teknik nga ana e tyre.

    “Për rastin të cilit ju i referoheni, është konstatuar se ka ndodhur një gabim teknik me rastin e procedimit të të dhënave nga Gjykata përkatëse”, thuhet në përgjigjen e KGJK-së.

    Zharko Dejanoviq është njëri nga kandidatët e Listës Serbe për kuvendin komunal të Kllokotit.

    KGJK ka bërë të ditur se bashkë me KQZ-në janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet për evitimin e këtij gabimi.

    “KGJK po ndërmerr të gjitha veprimet me qëllim të evitimit të këtij gabimi. KGJK është në kontakt të vazhdueshëm me KQZ-në dhe po koordinojnë aktivitetet rreth evitimit të lëshimeve të kësaj natyre”, thuhet tutje në përgjigjen e KGJK-së.

    Bashkë me Zharko Dejanoviqin në zgjedhjet e 17 tetorit, kishte kandiduar edhe vëllai i tij, Bozhidar Dejanoviq.

    Të dy vëllezërit, janë të dënuar me nga Gjykata e Gjilanit për dëmtim të varrezave.

    Si rezultat i këtij dënimi, Bozhidar Dejanoviq ishte larguar nga listat e kandidatëve të certifikuar, mirëpo e njëjta gjë nuk kishte ndodhur edhe më vëllain e tij, Zharko Dejanoviqin.

    KALLXO.com, ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës së Gjilanit në të cilin të dy vëllezërit Dejanoviq ishin dënuar me 300 euro gjobë për dënim të varrezave.

    Ky vendim sipas gjykatës së Gjilanit, është bërë i plotfuqishëm më 1 korrik të këtij viti.

    “Po aktgjykimi është i plotfuqishëm që nga data 01.07.2021”, ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra në një përgjigje për KALLXO.com.

    Ata u dënuan nga Gjykata e Gjilanit pasi gjatë kohës sa po ia rregullonin përmendoren babait të tyre duke gërmuar i kishin dëmtuar varrezat.

    Sipas ligjit për zgjedhjet e përgjithshme një person i dënuar në tri vitet e fundit, nuk mund të certifikohet si konditat për pjesëmarrje në zgjedhje.

    Vendimet për moscertifikimin e kandidatëve me dënime për vepra penale gjatë 3 viteve të fundit, filluan të aplikohen përfundimisht pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me interpretimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të Republikës së Kosovës.

    Sipas nenit 29, pika Q, të këtij ligji, një kandidat nuk mund të certifikohet në rast se është shpallur fajtor me ndonjë vendim përfundimtar në tre vitet e fundit.

    Zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen më 17 tetor.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Tregoni dikush Andit dhe Gresës se ka kamera, çifti “kapen” në akt intim

    Juegos De Chat

    Top 10 Wedding Websites: Greatest Selections In 2023 + Assessments

    Lgbt Chat Room Lgbt Boards Lgbt Group Social Networking On-line Lgbt Support Group

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.