Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Fun

    Në prill, mund të zbardhet misteri i “Dhomës së Qelibarit”

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Vjedhja e së ashtuquajturës “Dhoma e Qelibarit”, nga rezidenca e carit rus në Shën Pjetërburg, është një nga misteret më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore, por ndoshta një zbulim në ujërat e ftohta të Baltikut do ta zbardhë atë.

    Dhoma e krijuar për carin Pjetri i Madh në shekullin e 18-të, e përbërë pikërisht nga 6 tonelata qelibar të gdhendur mjeshtërisht dhe dekorime floriri, u çmontua nga forcat naziste që kishin pushtuar vendin dhe u transportuan në Koninsberg, që sot është enklava ruse e Kaliningradit, ku u ekspozua publikisht.   

    [the_ad id="78756"]

    Por, menjëherë pas përfundimit të luftës, elementet e dhomës u zhdukën pothuajse tërësisht, edhe pse disa copëza janë gjetur në Gjermani gjatë viteve ’90. Një kopje e “Dhomës së Qelibarit” u krijua në Shën Pjetërburg në vitin 2003, pas disa dekadash punimesh.

    Hipotezat për destinacionin final të veprës artistike ndër vite kanë qenë të shumta, nga koleksionet e fshehta të një prej familjeve të pasura të botës, shkatërrimi i saj në bombardimet anglo-amerikane, ose fshehja nga ana e drejtuesve nazistë.

    Por, për grupin e studiuesve të misionit Baltictech, vendndodhja e saj është në një anije të mbytur në detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen ushtarake “Karlsruhe”, e fundosur nga sovjetikët në vitin 1945.

    Misioni nënujor ka treguar elemente të ndryshme që ndodhen ende në anije, dhe mes të tjerave dhjetëra kasa druri dhe valixhe që mund të përmbajnë veprën e rrallë dhe të çmuar, që në kohën e carit cilësohej si “mrekullia e tetë e botës”.  Pritet që misioni të vijojë me operacionin  e rikuperimit të ngarkesës në prillin e vitit 2021.

    Për grupin e studiuesve të misionit Baltictech, “Dhoma e qelibarit” ndodhet në një anije naziste të fundosur

    Dhoma e krijuar për carin Pjetër i Madh në shekullin e 18-të, e përbërë pikërisht nga 6 tonelata qelibar të gdhendur mjeshtërisht dhe dekorime floriri, u çmontua nga forcat naziste

    Anija ushtarake “Karlsruhe”

    Pamje nga misioni Baltictech

    Një kopje e “Dhomës së Qelibarit” u krijua në Shën Pjetërburg në vitin 2003, pas dekada punimesh.

    Në kohën e carit dhoma cilësohej si “mrekullia e tetë e botës”

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    31-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

    E qeshi Xhulin se Atdheu e la “live”, por Vivi ishte refuzuar poashtu në TV, pasi kishte puthur Samirin që në takimin e parë

    Vizita e Kurtit në Skënderaj/ Krerët e shikojnë tavanin mos e kanë prishur vërshimet

    “K*rvë, del pa më pytë”/ Vajza denoncon babain e saj për dhunë, thotë se s’ndihet e sigurt pranë tij

    Vendi ku jetojnë më shumë dele sesa njerëz

    Ky është njeriu më i shëndoshë në botë, peshon 298 kg dhe pi veç pije të gazuara

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.