[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Skenderaj është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Një urdhëresë e tillë është realizuar dje me datë 14.09.2021, ku rreth orës 10:30 në Skenderaj është ndaluar i dyshuari S.S., 40 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr. 30/2020, për veprën penale ,,Vjedhje e shërbimeve”.
[the_ad id="78756"]
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.