Juan Laporta ka kontaktuar Mino Raiola ditët e fundit për të vlerësuar nënshkrimin me Paul Pogba verën e ardhshme. Presidenti katalanas dëshiron të përfitojë nga miqësia që e lidh me italianin për të mbyllur ardhjen e francezit siç bëri në të kaluarën me Ibrahimovic, por kjo nuk mund të ndodhte sot.
Në radhë të parë sepse Barcelona nuk mund të ndërmerrte një operacion të këtyre karakteristikave për shkak të pagës së lartë të futbollistit dhe së dyti sepse francezi e ka zgjedhur tashmë destinacionin e tij të ardhshëm.
Real Madridi e ka mbyllur një marrëveshje me lojtarin në mënyrë që ai të zbarkojë falas verën e ardhshme. Ëndrra e Pogba ka qenë gjithmonë të vishte fanellën e bardhë dhe ai është i vetëdijshëm se ky është shansi i fundit për ta arritur atë.
Ai gjithashtu e di shumë mirë se Real Madridi po përgatit një projekt fitues të kryesuar nga Mbappe dhe dëshiron të jetë një pjesë e rëndësishme në këtë ekip të ri.
Railo tashma ia ka bërë të ditur vendimin e lojtarit Laportas dhe si pasojë e ka të pamundur të ulet dhe të negociojë.