Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt nga rradhët e PDK’së, Fadil Nura, ka akuzuar qeverisjen e tanishme, pa përmendur emëra, për mos zgjidhjen e problemit të Stacionit të Autobusëve, shkruan rajoni.org.
“U bënë 4 vite që problemi i Stacionit të Autobusëve në Skenderaj nuk është zgjidhur. Një gjendje e tillë është e papranueshme të vazhdojë më tej”, ka shkruar Nura në Facebook.
Me tej ai ka thënë së nese zgjedhet kryetar këtë problem do ta adresoj me prioritet duke premtuar një stacion të autobusëve bashkëkohor.
Postimi i plotë i Nurës:
U bënë 4 vite që problemi i Stacionit të Autobusëve në Skenderaj nuk është zgjidhur. Një gjendje e tillë është e papranueshme të vazhdojë më tej.
Në kuadër te programit qeverisës do ta adresojmë me prioritet këtë problem. Skenderaj meriton një stacion të autobusëve bashkëkohor.
PS: Stacioni i autobusëve në Skenderaj, ishte privatizuar në vitin 2006 me Spin-off Special (për mos ndërrimin e destinacionit për 10 vite), me skadimin e këtij afati, saktësisht në vitin 2017, ne përcaktuam lokacionin për ndërtimin e tij në kuadër të Planit Zhvillimor Urban.
#PDKNUKTHYHET