Cilësia e derivateve të naftës është e pasigurte si pasojë e mangësive të shumta në sistemin e kontrollit dhe monitorimit. Shqetësues është fakti që në import dhe në tregun e brendshëm aktualisht testohet një numër tejet i vogël i parametrave të cilësisë si dhe mungesa e ndërmarrjes së masave në treg të brendshëm ndaj derivateve që rezultojnë jo konforme për ti larguar ato nga pikat e shitjes.
Kjo dukuri po ndodh edhe në disa nga pompat e derivateve të Skenderajt, dukuri e cila i ka irrituar qytetarët të cilët në adrese të portalit rajoni.org kanë shkruar për të ndarë shqetesimet e tyre.
“Në pompën ……. i kam qitë gjithëmon naftë po aq ka qënë i cilësise së dobët (i përzier me uji) sa që kur e kam derguar të mjeshtri ka ardhur në përfundim që shkaktari i vetëm i prishjës së veturës ka qenë nafta”, përfundon tregimin qytetari.
Një tjetër qytetar tregoj se kur kishtë shkuar të mbushtë një shishë me naftë sasisa që paraqitej në monitor nuk përputhej me atë në realitet.
“Pompen e kompanis së …… shkova me e mbush një shishe dy litërsh për naftë, i thash punëtorit mbushe 2 litra, edhe pse në monitor figurontë që janë aq por shishja nuk u mbushkë pra ishtë nën vijën treguese të shishes “, përfundon tregimin qytetari tjetër.
Cilësia e dobët e derivateve të naftës përveç që kontribuon në ndotjen e ajrit, ka ndikim edhe në performancën e automjeteve. Kontrollet adekuate janë të rëndësishme për të siguruar që derivatet e naftës përmbushin të gjitha specifikimet dhe standardet e kërkuara.