[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Arkeologët meksikanë kanë gërmuar nga toka në një vendndodhje në Meksiko Siti një pjesë tjetër të një kulle të bërë nga kafka njerëzore të lëna pas nga anëtarët e popullit të lashtë Aztec.
Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë së Meksikës njoftoi se 119 kafka të tjera u zbuluan në këtë vend arkeologjik, i cili dikur strehonte tempullin Aztec kushtuar zotit të Diellit, në të cilin u bënë edhe sakrifica njerëzore.
[the_ad id="78756"]
Populli Aztec jetoi dhe sundoi mbi pjesë të mëdha të Meksikës së sotme qendrore midis shekujve 14 dhe 16, raporton BBC.
“Megjithëse nuk është e mundur të thuhet se sa nga kafkat e gjetura u përkisnin luftëtarëve Aztec, ne gjithashtu besojmë se një numër i të burgosurve u flijuan,” tha arkeologu Raul Barrera.
