Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka një statistikë të zezë që dëshiron ta largojë sa më parë të jetë e mundur.
Holandezi në 40 ndeshje në Evropë në Ligën e Evropës dhe Ligën e Kampionëve, ende nuk ka shënuar gol, transmeton lajmi.net.
Që nga arritja në “Camp Nou”, pra para tre viteve, De Jong ka zhvilluar disa ndeshje në Ligën e Kampionëve, por nuk ka shënuar.
Kundër Benficës, do jetë ditë e bukur për të sepse do kompletojë 100 ndeshje për Barcelonën.
Holandezi debutoi ndaj Athletic Bilbao në vitin 2019, derisa tani ka zhvilluar 99 ndeshje nga 112 të mundshme me bilancin e 9 golave dhe 14 asistimeve.
Sezoni 2019-20
29 ndeshje në La Liga, dy gola
9 ndeshje në Ligën e Kampionëve, zero gola
3 ndeshje në Kupë, zero gola
1 ndeshje në Superkupë, zero gola
Sezoni 2020/21
37 ndeshje në La Liga, tre gola
7 ndeshje në Ligën e Kampionëve, zero gola
5 ndeshje në Kupë, tre gola
2 ndeshje në Superkupë, një gol
Sezoni 2021/22
5 ndeshje në La Liga, zero gola
1 ndeshje në Ligën e Kampionëve, zero gola.
Totali: 99 ndeshje, nëntë gola.