Një konvoj i KFOR-it është parë duke lëvizur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Mazgit.
Klan Kosova ka siguruar pamje të lëvizjes së kësaj trupe ushtarake.
Më datën 2 tetor KFOR-i ka marrë përsipër sigurinë në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Kjo pas bllokadës 13 ditore në këto pika për shkak të masës së reciprocitetit të vendosur për targat e automjeteve nga Serbia.
Pas arritjes së marrëveshjes më 30 shtator me Kosovës dhe Serbisë për targat, është vendosur që simbolet shtetërore të të dyja vendeve të mbulohen me letra ngjitëse.
Me anë të kësaj marrëveshje është bërë edhe largimi i njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga këto pika kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
Këto pika për dy javë do t’i ruajë KFOR-i.