Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Reja: Robert Lewandovski nuk mbulohet, Broja efikas si zëvendësues

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Shqipëria është gati për ndeshjen me Poloninë, që zhvillohet nesër prej orës 20:45 në “Air Albania Stadium”.

    Trajneri i kombëtares, Edy Reja, përpara mediave deklaroi: “Kemi ardhur deri këtu dhe si gjithmonë do të mundohemi të fitojmë dhe të dominojnë lojën. Të Imponojmë lojën tonë, duke nisur mbrojtjen që nga sulmi. Sulmuesit bëjnë presing dhe arrijmë ta bëjmë edhe për shumë minuta, kjo skuadër ka një mënyrë të vetën të lojës dhe kundër Polonisë do të mundohet të bëjë lojën e saj.

    [the_ad id="78756"]

    Ata janë një skuadër shumë e fortë, nuk kanë vetëm Lewandowskin, por edhe shumë lojtarë të tjerë që luajnë në klubet prestigjioze europiane. Në jemi një ekip i vërtetë, lojtarët kanë kontribuar maksimalisht, të gjithë ata që janë grumbulluar. Nesër nuk duhet të gabojmë asgjë, në të gjitha situatat duhet të jemi të përqendruar maksimalisht. Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim”.

    “Kur u hodh shorti mendova se ishte e vështirë. Jemi rritur shumë dhe lojtarët kanë punuar dhe kanë ardhur rezultatet. Jemi gati të konkurrojmë me të gjithë kundërshtarët dhe për këtë komplimentoj ekipin tim. Duke qenë se ishte grup i vështirë, ë fillim thashë nuk mund të ikim lart. Gjithsesi e kemi gjithçka me meritë. Kjo skuadër mund të shkojë larg dhe të përballet me çdo kundërshtar”.

    “Duhet të kesh personalitet në ndeshje të tilla. Jemi të bindur që mund të ëndërrojmë. Problemi është frika që mos t’ia dalim. Nuk kemi çfarë humbim, lojtarët duhet të jenë të qetë dhe të bindur se mund ta marrim rezultatin që duam. Edhe fati të duhet. Në Poloni luajtëm mirë, një penallti që ishte dhe e thanë të gjithë mund ta ndryshonte ndeshjen. Uroj të mos i kemi kundër episodet këtë herë. Duam të ëndërrojmë, pasi jemi të bindur se mund t’ia dalim. Duhet të mos bëjmë gabime këtë herë”.

    “Duhet të kemi iniciativën që të marrim rezultat. Kemi një stil lojë, që e kemi përdorur në ndeshjet e fundit. Varet edhe nga rivali që ke përballë loja. Ekipi duhet të sulmojë dhe të tentojë kontrollin e lojës. Kundërshtari është i mirë, ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë dhe të marrim iniciativën”.

    “Broja e ka nisur titullar edhe në ndeshje të tjera, në Kazakistan, ndaj Anglisë, por nuk ka pasur të njëjtin rendiment sikur kur është futur si zëvendësues. Nuk e kam vendosur ende se kush luan titullar. Nuk është çudi ta nisë nga fillimi. Kam shfrytëzuar lodhjen e kundërshtarëve dhe kam menduar ta aktivizoj, pasi është i fortë dhe shënon. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk e di se si do të reagojë nëse luan si fillim. E kam menduar ta aktivizoj. Po ta di që shënon e fus tre minutat e fundit me Poloninë dhe i zgjidhëm hallet tona”.

    “Do të luajmë deri në fund, nuk po bëjmë shaka. U kemi dhënë një ëndërr shqiptarëve dhe është gjë e bukur. Kemi merituar gjithçka dhe do japim gjithçka. Kemi mungesa të rëndësishme, por nuk ankohem, Kemi grup të mirë lojtarësh dhe të gjithë japin kontributin e tyre. Na kanë zgjidhur shpesh problemet ata që janë aktivizuar. Duhet ta tregojmë në fushë rritjen tonë, siç kemi bërë edhe në ndeshje të tjera. Ndeshja me Poloninë ka rëndësi të madhe dhe do të mundohemi të fitojmë”.

    “Nuk e dimë si del, luajmë për të fituar. Në Hungari tentuam fitoren në fund. Duhet të jemi pozitiv. Bëra zëvendësime që të merrnim fitoren. Nesër duhet fituar, në Hungari shkoi mirë dhe shënuam. Nuk bëj zëvendësime për të mbrojtur. Duhet mentaliteti i lojtarët, ata luajnë në fushë. Duhet të marrim maksimumin e lojtarëve”.

    “Do të shoh edhe sot ekipin në stërvitje për të vendosur për formacionin. Kur luhet çdo tre ditë duhet parë si shkon rikuperimi i lojtarëve. Është një finale. Ka lojtarë që kanë pasur probleme të vogla fizike dhe do i shoh e të bëj një vlerësim për gjendjen e tyre. Nesër marr një vendim përfundimtar. Kua luaja vetë doja të luaja gjithmonë ndeshje të tilla. Të gjithë duan në fakt. Kam dyshimet e mia për formacionin. Duhet të marr informacion edhe për Poloninë dhe të përgatis skuadrën. Janë edhe dy ndeshje të tjera, mos të harrojmë”.

    “Lewandowski nuk mbulohet, duhet të mundohemi mos të marrë topa. Ai është nga më të mirët në botë. Presim një Poloni agresive, ata do e nisin menjëherë në sulm. Kanë lojtarë me kualitet dhe do sulmojnë. Edhe për ata është një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi duan të shkojnë në play-off të Botërorit”.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.