Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, gjatë ditës së sotme ka takuar djalin e heroit kombëtar Osman Gecit, Besimin.
Lushtaku tha se në këtë takim mora mbështetjen e fuqishme të Besimit, për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për kandidatin për Kryetar të Skenderajt, Fadil Nura.
Mergim Lushtaku ndër të tjera tha se “Në vazhdën e takimeve me mbështetës besnik të Partisë Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë që sot ta takoj Besimin, të birin e Heroit Kombëtar Osman Gecit, dajës së Adem dhe Hamëz Jasharit.
Besimi gjithmonë ka qenë mbështetës i madh dhe i palëkundur i Partisë Demokratike të Kosovës.
Edhe në këto zgjedhje lokale të 17 tetorit, Besimi do t’i qëndroj besnik Partisë Demokratike të Kosovës më nr. #177 dhe kandidatit për kryetar z. Fadil Nura.
E falënderoj nga zemra për mbështetjen e tij, veçanërisht në këto zgjedhje shumë të rëndësishme!