[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Drenica e Skenderajt ka arkëtuar edhe tri pikë të mëdha në elitën e futbollit tonë, duke mundur Dukagjinin, me rezultat 2-0, sot në ‘Bajram Aliu’ në kuadër të javës së 11-të.
Njeriu i ndeshjes për kuqezinjtë ishte braziliani Denisson, i cili shënoi dy golat e fitores për skuadrën e Tahir Batatinës.
[the_ad id="78756"]
Fillimisht Denisson kaloi në epërsi skuadrën e tij pas realizimit nga pika e penalltisë në minutën e 36-të, gjersa mysafirët u ndëshkuan me karton të kuq një minutë më pas.
Në pjesën e dytë Drenica ishte ajo që sulmonte vazhdimisht deri kur gjeti rrjetën për herë të dytë, me Denisson që realizoi në minutën e 70-të.
Me këtë fitore Drenica tani mbledh 20 pikë pas 11 xhirove të para, duke qëndruar momentalisht në pozitën e dytë në tabelë.