Ermal Krasniqi është hero i Ballkanit në fitoren kundër Prishtinës, me rezultat 2-0, sfidë kjo e zhvilluar sot në Suharekë, në kuadër të javës së 11-të në BKT Superliga e Kosovës në futboll, raporton RTKLive.com.
Ballkani ka marrë pikët e plota në duel me skuadrën prishtinase në garën për titull të kampionit.
Djali nga Terpeza e Malishevës, ka shënuar një gol dhe ka asistuar në golin e parë në fitoren e madhe të skuadrës së Bekim Isufit.
Solomon (58’), zhbllokoje ndeshjen pas asistimit perfekt te Ermal Krasniqit, derisa ky i fundit i dha goditjen e fundit Prishtinës, në minutën e 71-të duke realizuar një super-gol për rezultatin përfundimtar 2-0.
Pas kësaj fitore, Ballkani ngjitët në krye të tabelës me 21 pikë të tubuara, derisa Prishtina renditet e pesta me vetëm 13 pikë të grumbulluara.