Një çift infermierësh që ranë në dashuri në spitalin e Gjeorgjisë, ku të dy punojnë, u angazhuan në një propozim në çatinë e ndërtesës.
Kelsey Dunlap tha se e ngjiti barelën në helikopter në çatinë e ndërtesës, duke pritur të merrte një pacient, por në vend të kësaj u përshëndet nga i dashuri dhe kolegu i saj, Jacob Young.
“Nuk e kuptoi atë që po ndodhte derisa ai ra në gjunjë”, tha Dunlap për WGCL-TV.
“Thash, o Zot, ai po më propozon martesë”.
Videoja e propozimit u bë virale pasi u postua në TikTok dhe Instagram.
“Isha në tronditje totale, dhe nuk jam një vajzë e lehtë për t’u befasuar”, tha Dunlap për CNN.
Ndërkaq Young deklaroi se u lehtësua kur Dunlap tha “Po”.
“Ishte dita më stresuese e jetës sime, por ia vlejti” shtoi ai.
Dy infermieret u dashuruan teksa punonin në spital së bashku gjatë pandemisë COVID-19./klankosova