Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për edukim seksual dhe seksologjinë. Ai është përgjigjur edhe në pyetjen nëse ndonjëherë është ndjerë i ngacmuar seksualisht.
Sipas seksologëve ekziston një vijë e hollë që ndan flirtin nga ngacmimi seksual dhe përveç femrave ju ndodh edhe meshkujve.
Zemaj duke mos e mohuar apo pohuar ka thënë se e gjithë kjo varet nga mënyra se si pranohet ose gjykohet.
Mirëpo sipas tij është e domosdoshme edukata me të cilën një person i qaset një personi tjetër.
“Po krejt kjo varet se si trajtohet d.m.th se si pranohet në fakt edhe se si gjykohet. Ndoshta jo gjithçka mund te merret si ofenduese apo si kërcënuese ta quaj ndoshta në zhargonin pak ma të ashpër por mbi të gjitha edhe ngacmuese. Por ajo çka duhet të jetë e domosdoshme është edukata se si i afrohet një person një personi apo si e trajton në aspektin njerëzor”, ka thënë deputeti i LDK-së.
Më poshtë mund të gjeni përgjigjet e deputetëve të tjerë