Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Sport

    Boksieri shqiptar, Alban Beqiri po shkëlqen në Beograd, rrezikon gjysmëfinalen

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Me katër fitoret në po kaq ndeshje të zhvilluara, Alban Beqiri bëri historinë e boksit shqiptar në Kampionatin Botëror që po mbahet në Serbi.

    Suksesi i djeshëm ndaj jordanezit Zejad Eashash i preu biletën boksierit kuqezi për në gjysmëfinale, duke i siguruar minimalisht medaljen e bronzit në kategorinë e peshave 67-71 kg.

    [the_ad id="78756"]

    Një arritje fantastike nga Beqiri, i cili nderoi veten e tij dhe të gjithë shqiptarët me një boksim të shkëlqyer në ring, duke treguar një teknikë dhe një nivel të jashtëzakonshëm. Sipas kalendarit nesër Alban Beqiri duhet të ngjitet në ring për ndeshjen gjysmëfinale kundër rusit Vadim Musaev.

    Por boksieri kuqezi është në dyshim të madh për këtë duel për shkak të dëmtimeve. Këtë e ka konfirmuar vetë boksieri në një prononcim ekskluziv për gazetën “Panorama Sport”, ku shprehet kështu: “Kam frikë se nuk do të jem më në gjendje për të vazhduar për ndeshjet e tjera, për shkak se kam dëmtime shumë të mëdha tek mesi. Kjo ka ndodhur që në ndeshjen e dytë kundër lituanezit, dhe po boksoj me një shkëputje muskulare, ndërsa tani më është përkeqësuar shumë, aq sa nuk mund të lëviz dot. Gjithashtu kam edhe një problem në dorë. Megjithatë, do të bëj terapi sot gjithë ditë dhe do Zoti arrij të përmirësohem”.

    Në orët në vazhdim boksieri do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të jetë në gjendje për të vijuar duelet. Gjithsesi mbërritja deri në gjysmëfinale dhe fitimi i medaljes së bronzit është një diçka e jashtëzakonshme për të dhe Shqipërinë.

    “Jam i pari që arrij të marr medalje për të rritur në një sport kaq të vështirë në federatën e AIBA-s. Të arrish rezultate këtu është diçka shumë e madhe”, shprehet djaloshi me origjinë nga Puka, që është pjesë e skuadrës së Tiranës.

    I pyetur nëse i priste këto rezultate, Alban Beqiri deklaron: “Të them të drejtën për kushtet tona dhe për aq pak stërvitje që kisha bërë, nuk kisha shumë siguri, por gjithsesi e motivoja veten me aq ditë sa më mbetën, duke u stërvitur fort dhe arrita të krijoja vetëbesim të madh.

    Madje u sforcova dhe kalova deri në stërmundim me përgatitjen që bëra. Por gjithsesi me besimin në Zot ia arrita qëllimit dhe gjërat shkuan mirë”.

    Botërori i Boksit në Serbi prodhoi edhe skandalin e mos-lejimit të Kosovës për të marrë pjesë nga ana e autoriteteve serbe, si dhe gjithashtu është vërshëllyer edhe flamuri shqiptar gjatë aktivitetit. Ky ka qenë edhe një motivim më tepër për Beqirin, i cili u dha përgjigjen me të mirë në ring:

    “Kjo gjë më bën më shumë të lumtur edhe më tepër krenar për rezultatin. Ata nuk na pëlqyen gjatë parakalimit në ceremoni gjithashtu edhe gjatë momenteve të ngjitjes në ring.

    Por me paraqitjet në ring iu mbyll goja të gjithëve dhe kjo gjë më lumturoi edhe më shumë”, ka përfunduar Beqiri, i cili tronditi Beogradin me boksimin e tij, duke ngritur peshë të gjithë shqiptarët.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    E konfirmuar: Drenica bëhet me trajner të ri

    Afrim Jashari nuk e pranon ofertën e Drenicës

    Pas disfatës ndaj SC Gjilanit, KF Drenica ndan rrugët me trajnerin Shotani

    Andi Veliqi ka kaluar ne klubin e futbollit Prishtina

    Largohet nga KF Drenica njëri nga drejtuesit kryesor

    Shifër rekorde: Për kaq para e shet Ballkani yllin Ermal Krasniqi

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.