[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Sot luhen tri ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 14-të.
Tri përballje mjaft interesante luhet sot në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
Drita e pret në shtëpi Drenicën, të dyja ekipet janë duke luftuar për pozitat e para, andaj pritet një ndeshje interesante.
Feronikeli përballet me Malishevën, këto dy skuadrat gjenden në fundin e tabelës momentalisht dhe sot kanë objektiv vetëm fitoren.
Dueli i radhës që luhet është ai mes Ulpianës dhe Gjilanit, dy ekipet po kalojnë në formë pozitive ndeshjet e fundit dhe pritet një sfidë e luftuar deri në fund.
Të gjitha këto ndeshje luhen nga ora 13:00.