Jemi mësuar me situata të çuditshme që ndodhin në ndeshjet e ligave të ulëta në mbarë botën, por ajo që ndodhi në Francë është në të vërtetë për rubrikën “besojeni ose jo”.
Në ndeshjen e raundit të shtatë të futbollit francez, Liga Rajonale 2, futbollistët e Saint-Brevin-les-Pins pritën Mareuil-sur-Lay.
Vendasit kanë mbetur me një lojtar më pak pas një ore lojë për një arsye të çuditshme.
Portieri i Saint-Brevin-les-Pinsa u detyrua të urinonte në stadium dhe këtë e bëri në portën e tij pasi ekipi i tij sulmonte dhe topi ishte në gjysmën e fushës që i përkiste miqve.
Kur arbitri pa se çfarë po bënte portieri vendas i dha menjëherë kartonin e kuq.
Kapiteni i skuadrës i kërkoi arbitrit që ta falte sepse “portieri nuk mundi të përmbahej dhe nuk kishte kohë të mjaftueshme për të shkuar në dhomat e zhveshjes”, por pa sukses.
Miqtë e shfrytëzuan faktin se skuadra vendasi mbeti me 10 lojtarë dhe triumfuan me rezultatin 3:2, ndërsa portieri i Saint-Brevin-les-Pins kërcënohet me ndëshkim të rëndë për sjellje të pahijshme.