Një drejtuese lokale e lagjes në fshatin Kirongo Samanga në rrethin verior Rombo, tha se majmunët që janë arratisur nga Parku Kombëtar Kilimanjaro kanë qenë një kërcënim i madh për komunitetin bujqësor dhe ekonominë e tyre.
Fermerët në rajonin verior Kilimanjaro të Tanzanisë janë detyruar të ndalojnë aktivitetet e tyre bujqësore dhe të qëndrojnë brenda për të shmangur sulmin nga majmunët, raporton Anadolu Agency.
Duke folur për AA, Priscilla Shayo, një drejtuese lokale e lagjes në fshatin Kirongo Samanga në distriktin rrethin Rombo, tha se majmunët që janë arratisur nga Parku Kombëtar Kilimanjaro kanë qenë një kërcënim i madh për komunitetin bujqësor dhe ekonominë e tyre.
“Këta majmunë janë një kërcënim i madh. Ata kanë humbur ndjenjën e frikës dhe sjellja e tyre po bëhet shumë agresive ndaj njerëzve”, tha ajo.
Fermerja Anna Temu u plagos kur një majmun e goditi me një gur.
“Unë e konsideroj veten shumë me fat, guri do të më kishte goditur në sy”, tha ajo.
Sipas saj, majmunët që zakonisht lëvizin në grupe prej 20-30 pushtojnë fermat dhe i lënë fermerët e pafat të shikojnë teksa shkatërrojnë të korrat.
“Ata madje morën një filxhan Mbege (birra lokale) dhe filluan të pinin prej tij”, tha Temu.
Përveç pushtimit të fermave, zyrtarët thanë se ata po pushtojnë fshatrat, po rrëmbejnë ushqime të gatuara, po sulmojnë gratë dhe fëmijët.
Të privuar nga habitati dhe ushqimi i tyre për shkak të shpyllëzimit të shoqëruar me aktivitetet bujqësore dhe minerare, majmunët janë përhapur në vendbanimet e njerëzve.
Ligjvënësit kërkojnë veprim
Fshatarët nga fisi Chagga, të cilët marrin ushqim të gatuar të mbështjellë me gjethe bananeje për të ngrënë pas orëve të gjata të punës në ferma, thonë se majmunët ua marrin ushqimin dhe i lënë të uritur.
“Më rrëmbyen bananet dhe mishin e gatuar. U përpoqa t’i ndiqja, por ishte vonë”, tha Calista Lyimo, një banore e fshatit Rima.
Adolf Mkenda, një ligjvënës që përfaqëson zonën elektorale Rombo, i ka kërkuar qeverisë të ndërhyjë dhe të shpëtojë rajonin nga majmunët që shkatërrojnë të korrat, të cilët rrezikojnë sigurinë ushqimore dhe përbëjnë një kërcënim për popullsinë vendase.