[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Gareth Southgate, trajneri aktual i Anglisë, ka nënshkruar kontratë me kombëtarën deri në vitin 2024
Kontrata e tij parashihej të përfundonte pas përfundimit të Botërorit “Katar 2022”, në dhjetor të vitit të ardhshëm.
[the_ad id="78756"]
Megjithatë, kombëtarja ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin me Southgate duke zhdukur kështu mundësitë që trajneri të jetë i lirë deri më 2024.
Në një deklaratë të publikuar nga Asociacioni i Futbollit, Southgate ka thënë se është i lumtur që do të vazhdojë të udhëheq me kombëtarën e Anglisë, transmeton Indeksonline.
“Jam i kënaqur që Steve dhe unë kemi qenë në gjendje të zgjasim qëndrimin tonë në rolet tona përkatëse”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, edhe përfaqësuesja e Anglisë e ka konfirmuar qendrimit e Southgate te Tre Luanët.