Mike Tyson ka marrë një ofertë nga shteti i Malauit për t’u bërë ambasadori zyrtar i bimës së kanabisit për vendin. Ministri i Agrikulturës Lobin Loë i dërgoi një letër ish-boksierit të famshëm ku e ftonte të merrte përsipër këtë rol për shkak të hapjes së mundësive të reja nga legalizimi i saj.
Tyson, dikur një kampion peshash të rënda, sot është një sipërmarrës i cili fiton miliona nga investimet e kryera në një fermë kanabisi në SHBA. Një nga autoritetet e Shoqatës së Kanabisit në SHBA ka konfirmuar mbylljen e marrëveshjes me Tyson, i cili do të udhëtojë së shpejti për të vizituar Malauin.
Malaui legalizoi vitin e shkuar rritjen dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore, por jo për përdorim personal.
Tyson ka deklaruar se tymosja e kanabisit e ka ndihmuar në përmirësimin e shëndetit mendor dhe ndryshimin e jetës, ndonëse disa studime thonë se në rastin e kanabisit të përqendruar rritet rreziku i shfaqjes së disa sëmundjeve mendore.