Një grua nga Maryland po feston pasi fitoi llotarinë për herë të tretë në rreth tre vjet.
Lojtarja 61-vjeçare nga Montgomery County, bleu kohët e fundit dy bileta gërvishtëse Lucky prej 5 dollarësh në Talbert’s Ice & Beverage Service në Bethesda.
Bileta e parë nuk u zgjedh, por e dyta i dha asaj çmimin kryesor të lojës prej 50,000 dollarë.
Në fakt kjo është hera e tretë që ajo fiton një çmim llotarie prej 50,000 dollarësh në atë dyqan, sipas zyrtarëve të Lotarisë Maryland. Në gusht të 2018, ajo fitoi duke luajtur 50,000 dollarë Bonus Cash. Tetorin e ardhshëm, e bëri atë përsëri duke luajtur Cash Craze Doubler.
Punonjësja në pension tha se ishte e tronditur që fitoi për herë të tretë, shkruan CNN.
“Unë thjesht nuk e besova, përsëri!” u tha ajo zyrtarëve të lotarisë.
Pasi u qetësua, fituesja telefonoi shoqen e saj më të mirë për të ndarë lajmin.
“Kur më tha, isha shumë e lumtur për të. Ishte e vështirë të besohej se ajo fitoi 50,000 dollarë përsëri.”tha shoqja, e cila iu bashkua asaj në selinë qendrore të Maryland Lottery.
“Njerëzit luajnë çdo ditë dhe nuk fitojnë. Është e mahnitshme që fitova tre herë.” tha fituesja.
Ajo u tregoi zyrtarëve të lotarisë se planifikon t’i përdorë paratë për disa përmirësime shumë të nevojshme në shtëpi.