Mediat zvicerane kanë renditur 6 fakte interesante që kanë të bëjnë me shtetin e Zvicrës, ato janë:
Zviceranët shpenzojnë më së shumti në pije joalkoolike në botë.
Veturat në Zvicër duken si të reja, sepse shoferët mund të gjobiten nëse brenda një kohe të shkurtër nuk e rregullojnë veturën, edhe nëse fjala është për një gërvishtje të vogël.
Tuneli “Gotthard” që ka gjatësi prej 57,1 kilometra është tuneli më i gjatë në botë.
Në lartësi mbidetare prej 3.000 metra dhe mbi humnerën e thellë 500 metra në Zvicër është ndërtuar ura më e lartë në Evropë, e cila quhet “Titlis Cliff Walk”.
70% e territorit të Zvicrës është e mbuluar me male, kurse lartësia mesatare mbidetare është 500 – 800 metra.
Ajnshtajni ka punuar si zyrtar në ‘Entin Zviceran për Patente’ në kohën kur ka dëshmuar teorinë e tij për relativitetin.