Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Oferta e Fadil Nurës cinike

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Thirrjën e Fadil Nurës në media për bashkë qeverisje, partitë opozitare e cilësojn si cinike dhe jo të sinqert. Ai ofron poshterimin dhe jo bashkëqeverisjen sepse në vazhdimsi para se të ofron diqka thotë se i ka numrat, shkruan rajoni.org.

    Mirëpo ka edhe të atillë të cilët nuk e perjashtojnë edhe nuk e pohojn mundesin për një bashkëqeverisje të mundshmë, varësisht nga kushtet.

    [the_ad id="78756"]

    Afrimi Kabashi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë së ai nuk ka pasur ofertë për bashkëqeverisje dhe se sipas tij për derisa nuk ka ofertë ai nuk mund të jap pergjigje.

    “Deri sa nuk kam marrë kurrfarë thirrjë zyrtare, nuk di çka mund të ju them” ka thënë Kabashi i cili nuk ka mohuar mundesin për një bashkëqeverisje me Fadil Nurën por para së kjo të ndodh sipas tij janë organët e partisë të cilat vendosin.

    Azem Gashi – IDEAL

    Për deri sa Nisma nuk ka qendrim të qartë rreth kësaj, lista e IDEAL’it tregon vendosshmëri në refuzimin e saj, madje thotë as qe merrën me Fadil Nurën.

    “As qe po merrëmi me deklarimet shterp dhe cinike të Fadil Nurës sepse ato nuk janë asgje tjetër përveq së një lojë me opinionin e këtushem. Jemi të përkushtuar dhe të përgaditur për një rrugë të fortë opozitare spese në nuk i plotesojnë kriteret për të qenë pjesë e kabinetit të Nurës. Në mesin tonë nuk kena njerëz qe kanë pasur e që kanë probleme me ligjin e as hajna të votave qe i ka Nura në kabinet” ka thëna Azem Gashi nga zyra e Idealit për portalin rajoni.org.

    Hysni Mehani – Levizja Vetëvendosje!

    Mehana – “hpokrizi” as gjë me shumë

    I vendosur rreth refuzimit të ofertës se Nurës ishtë edhe Hysni Mehani nga Levizja Vetëvendosje në Skenderaj e cila është partia e dytë me e madhe opozitare në asamble

    “PDK dhe Fadil Nura me thirrje të tilla shpërfaqin logjikën autokratike, asgjë më shumë. Duan të qeverisinë pa opozitë. Ose më saktë, duan t’ia mbyllin gojën opozitës që të vazhdojnë aty ku e lanë me Haxhi Bejtën në prokurim. Kryebedeli i quajtur Fadil Nura duhet ta dijë që opozita është pjesë thelbësore e demokracisë dhe, thirrja për të mos pasur opozitë farë është e rrezikshme. Përveç kësaj, është vonë për t’u fshehur prapa gjuhës unfikuese. PDK gjatë fushatës ka treguar fytyrën e saj të vërtetë, kur nuk lente intrigë pa përdorur vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet. Ajo, pra PDK ka treguar që nuk respekton as veprat më sublime me të cilat krenohet populli ynë, e tash iu kujtua për bashkëqeverisje e demokraci! Hipokrizi, asgjë më shumë” ka thënë Mehani i cili në pytje për sinqeritetin e Fadil Nurës ndaj ofertës për bashkëqeverisje u përgjigj se:

    “Pse kush e pyet Fadilin sa për ardhur në shprehje dilema nëse është Fadili i sinqertë apo jo? Të flasësh për sinqeritetin e Fadilit, nënkupton ta harrosh rolin prej kryebedeli që ka Fadili”?

    Pajazit Isufi

    Pajazit Isufi nga Aleanca Kosova e Re ka thënë për rajonin së oferta e Fadil Nura për bashkëqeverisje me opozitën është demagogji e kulluar.

    “Fjala bashkëqeverisje qe kryetari Nura shpeshe e përmend kohëve të fundit, për mendimin tim është një demagogji e kulluar nese nuk e ka nënkuptuar bashkëqeverisjen me fraksionet e brendshme Llaushe-Prekaz, kurse sa i përkëtë bashkëqeverisjes me subjektet opozitare mendoj që AAK nese e zënë viti i ri ne bashkëqeverisje, shengjergji s’do ta zë asesi”, ka thënë Pajazit Isufi./Rajoni.org/

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    “Stinët i ndërrojnë rolet”, dimër i thatë e pranverë me borë

    Bankruptcy Solutions — Factors to Consider Just before Filing Individual bankruptcy

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.