Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Lajme

    Djali i dëshmorit nga Kotorri i reagon Bekim Jasharit që aludoi se në Kotorr dhe Radishevë nuk pati luftë

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    I biri i Azem Hajrizit, dëshmor i kombit, i cili ka trashëguar emrin nga babai i tij ka reaguar kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari para disa dite me anë të një deklarate aludoi se në fshatin Radishevë të Skenderajt s’ka pasur luftë.

    Jashari këto deklarata i bëri gjatë një debati televiziv, teksa i përgjigjej ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, shkruan lajmi.net.

    [the_ad id="78756"]

    Sipas Jasharit,  Lushtaku ka qëndruar në Radishevë, larg fronteve të luftës.

    E Hajrizi me anë të një postimi në Facebook ka rrëfyer se si në korrik të vitit 1998 kusherinjtë e tij po përballeshin me një sulm të ashpër në Radishevë, sulm të cilit ata i qëndruan deri në vdekje.

    “Për t’ ju dalë në ndihmë, gjyshi Beqir, babi Azemi, xhaxhi Faiku si dhe kusheriri Sabit Ahmetaj edhe pse të vetëdijshëm se atje po shkonin drejt vdekjes, shkuan dhe luftuan dhëmb për dhëmb me armikun, derisa e harxhuan edhe plumbin e fundit dhe pas disa orë luftimesh ranë dëshmor”, ka vazhduar rrëfimin ai.

    Madje ka thënë se Bekim Jashari ishte i keqinformuar për këtë fakt.

    Postimi i plotë:

    Për hirë të gjakut të familjes unë Azemi, biri i Azem Hajrizit, dëshmor, më duhët të reagoj për deklaratën e keqinformuar nga kryetari i komunës sonë.

    Për rezistencën:

    Likoshani, Çirezi dhe lufta e famjljës JASHARI mobilizoi jo vetëm popullin tonë, por edhe shtetet tjera liridashëse të botës demokratike dhe e ngriti lartë moralin e çdo shqiptari.

    Gjyshi im Beqiri se bashku me tre djemtë Azemin,Faikun dhe Petritin këta dy të fundit në atë kohë ishin ndër studentët më të

    dalluar ne Universitin e Prishtinës, i lanë librat dhe herët i’u përgjigjën pushkës së ADEM JASHARIT.

    Viti 1998, shënon vitin ku lufta përhapet në të gjithë Kosovën.

    Më 25 korrkik 1998, kusherinjtë në Radishevë po përjetonin sulmin më barbarë nga forcat serbe, por ata qëndruan pa u frikësuar dhe kundërshtuan në mënyra të ndryshme, ndokush me pushkë, ndokush me sakicë, dhe me vedosmëri rezistuan deri në fund të jetës së tyre.

    Për t’ ju dalë në ndihmë, gjyshi Beqir, babi Azemi, xhaxhi Faiku si dhe kusheriri Sabit Ahmetaj edhe pse të vetëdijshëm se atje po shkonin drejt vdekjes, shkuan dhe luftuan dhëmb për dhëmb me armikun, derisa e harxhuan edhe plumbin e fundit dhe pas disa orë luftimesh ranë dëshmor.

    Në vitin 1999, datat nuk i di saktë, në fshatin Radishevë dhe Kotorr, kanë ndodhur tri ofanziva nga forcat serbe. Së këndejmi, Radisheva, Kotorri si dhe të gjitha fshatrat për rreth kanë qenë zonë e luftës.

    Për gjyshen

    Do t’i hyja në hak të madh, po të mos përmendja gjyshen e cila çdo ditë më ka treguar dhe mësuar historinë e familjes, dhe do rrëfeja një rast, që sa herë e kujtojë më mbushen sytë me lotë – Ditën kur gjyshja Hatë merr lajmin se i janë vra burri me dy djemtë, ajo edhe atë ditë gjenë forcë dhe i drejtohet Axhit Petritit: “Petrit djali jem edhe tëm ardhësh edhe ti gjenaze, ki me vazhdu luftën kundër shkaut”. Por, deshti zoti që Axhi Petrit të shpëtonte dhe sot është pranë nesh!!

    Për babin:

    Babi, edhe pse nuk arrita të të njoh, sepse isha shume i vogël vetëm një muaj e një javë kur mbeta pa ty, shume shpeshë të shohë në ëndërr dhe kam mall për ty!

    Për fund:

    Ne si familje, i jemi mirenjohēs dhe falenderues Komunës së Skenderajt që vitin e kaluar në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë,kanë bërë homazhe tek vendi i rënies së familjarëve tanë.

    Ndërsa, sa i përket deklaratës së kryetarit të Komunës z. Bekim Jashari, me keqardhje themi se ai ishte i keq informuar, dhe se inatet personale me personat e caktuara, në fund e njëllosin: idealin, gjakun dhe amanetin e dëshmorëve. 

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Skenderaj/ Lajmi i hidhur për Llaushën, u vdes bashkëvendasi

    Vrasje në tentativë në Skenderaj, ky është i dyshuari

    E dhimbshme: vdes mësuesja Remzije Mehmeti nga Podujeva

    32-vjeçari i dehur në Mitrovicë të Veriut e bën për spital vëllain e tij, ai e denoncon në Polici

    Dhëndri i shkon mikut për vizitë dhe e rrah, përfundon në pranga

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.