Drejtoria e Drejtorisës për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Skenderajt njofton të gjithë fermerët e interesuar për të aplikuar për serra dhe pula përkatësisht për 65 familje me nga një serrë 100m2 dhe për 32 familje me nga 27 pula, 3 gjela dhe një kotëc, shkruan rajoni.org.
Në këtë thirrje janë të përfshira kushtet që duhet të plotësohen për aplikim.
Aplikimi fillon nga data 24.06.2021 dhe mbaron me datë 30.06.2021 deri në ora 16:00.
Aplikantët kanë të drejtë të aplikojnë vetëm në njërën nga grantet, të gjithë fermerët të cilët kanë aplikuar në thirrjën e datës 05.07.20201 nuk kanë nevojë për riaplikim.
Afati shtesë për aplikim fillon nga data 20.12.2021 deri me 24.12.2021 ora 16:00./Rajoni.org/
LINKU: https://kk.rks-gov.net/skenderaj/wp-content/uploads/sites/27/2021/12/Vazhdim-i-Afatit.pdf