[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Karriera e mesfushorit Dele Alli te Tottenham duket që ka marrë fund, me lojtarin që nuk është pjesë e planeve të Antonio Contes.
Alli vazhdon qëndrimin te Spurs pavarësisht që në vitet e fundit assesi nuk e gjeti formën më të mirë, derisa nuk ka kontribuar me gol në Premierligë që nga sezoni 2019/20, transmeton lajmi.net.
[the_ad id="78756"]
“Football Insider” raporton se koha e 25-vjeçarit në Londër mund të këtë marrë fund dhe shumë shpejtë mund t’i bashkohet Newcastle Unitedin.
“Transfermarkt” e vlerëson kartonin e anglezit rreth 27 milionë funte, gjë të cilën Newcastle United nuk e ka problem ta paguajë.
Ndërkohë, edhe Conte është i hapur që ta shesë futbollistin qysh në janar për të përforcuar skuadrën me lojtarë që i sheh pjesë të projektit.