Mikel Arteta ka dhënë disa komente lidhur me ngjarjet e fundit te skuadra e Arsenal.
Pierre Emerick Aubameyang është privuar nga shiriti i kapitenit të skuadrës dhe është lënë jashtë grupit për disa ndeshje radhazi nga trajneri Mikel Arteta.
Lojtari ka thyer disa rregulla të skuadrës së Arsenal dhe për këtë vuan dënimin. Trajneri Arteta ka thënë se kërkon respekt dhe përkushtim, dhe se nuk ka të bëjë asgjë me shfaqjen e autoritetit të tij, apo trajtës diktatoriale të tij.
“Unë nuk e vendosi autoritetin tim duke qenë diktator i pamëshirshëm. Unë kërkoj vetëm një gjë: Respekt dhe përkushtim”, ka thënë Arteta, transmeton lajmi.net.
“Do të pres për këto nga secili që punon për klubin. Së pari nga vetja, dhe kur nuk e bëj këtë do të largohem. Është kaq e qartë”, shtoi spanjolli.
Aubameyang me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Arsenal gjatë merkatos së janarit. Barcelona ishte një nga pistat e mundshme por marrëveshja me Ferran Torres mund të bllokojë rrugët për të.