Kalvin Phillips është në mesin e lojtarëve që pëlqehet nga Manchester United, por duket se ai nuk ka mendjen te ndonjë largim i mundshëm nga Leeds United.
‘Metro’ raporton se Phillips shpreson të ketë një kontratë të re nga Leeds United dhe insiston se është i lumtur aty, përkundër interesimit nga Man Utd, transmeton lajmi.net.
United duan shërbimet e reprezentuesit të Anglisë, me Ralf Rangnick që thuhet të jetë admirues i madh i tij. Megjithatë, lojtari ka sytë kah një kontratë e re me Leeds.
“Unë vetëm dua të fokusohem që të kthehem në fushë”, ka thënë Phillips, transmeton lajmi.net.
“Por, unë flas rregullisht me drejtuesit. Dua kontratë të re. Jam shumë i lumtur këtu”, shtoi mesfushori.
Phillips aktualisht është jashtë fushave të blerta dhe përballet me një lëndim.