Komunës së Skenderajt i kanë shkuar në suficit 392 mijë e 500 euro nga buxheti final që ka pasur prej 14,207,588.09 euro, shkruan rajoni.org.
Siç merr vesh rajoni.org, Komuna e Skenderajt ka shpënzuar vetëm 13,815,088 euro.
Duke folur në këtë drejtim shefi i zyres për informim të komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku ka lavdëruar punën e kryetarit Nura i cili sipas tij ka ndikuar qe shifra e suficit të bië ndjeshem.
“Në momentin që kryetari Fadil Nura me kabinetin ka filluar punën në komunë, kanë qenë rreth 600.000 euro të cilat po shkonin në suficit. Puna e madhe e kryetarit Nura dhe e drejtorëve të drejtorive ka bërë që kjo shifër të bie ndjeshëm”, ka thënë Lushtkau .
Ai në një pronocim për portalin rajoni.org ka konfirmuar se 392,500 euro kanë shkuar në suficit.
Pasi ka permendur arsyjet që e kanë dërguar komunën në suficit; planifikimi dhe menaxhimi i dobët i projekteve nga qeverisja e kaluar, mbikëqyrja jo e duhur e projekteve, vonesat në procedura të prokurimit, Lushtaku ka vequar:
- Projektin e qerdhes në lagjen 2 të qytetit, mbi 60% e e te cilit teknikisht është i pazbatueshëm gjë që bën që 50.000 euro shkojnë në sufcit pasi ka defekte të mëdha në projekt duke e bërë të vështirë ekzekutimin e punimeve,
- Projektin për rregullimin e parqeve në bashkësi lokale me vlerë 100.000 euro për vitin 2021, i cili sipas tij i gjithi rrëshqët në suficit pasi është bërë planifikim i dobët dhe vonesa në prokurim (kontrata është nënshkruar në muajin nëntor 2021) gjë që bën të pamundur fillimin e punëve në këtë kohë dhe,
- Projektin “ta shijojmë qytetin në këmbë” – (Bulavardi në rrugën “Ilaz Kodra”), ku sipas tij ka probleme të mëdha pronësore, teknike në projektim, pasi mungon projekti detal, paramasa me të cilën është lidhur kontrata nuk korospodon me punët që do të duhej të ekzekutoheshin në terren. Pra, në këtë rast është lidhur kontrata pa pasur projekt detal gjë që sipas tij është e ndalur me ligjin e prokurimit.