Bangladeshi është një nga vendet e pakta myslimane në botë ku prostitucioni është i ligjshëm.
Bordello Kandapara në distriktin e Tangail, është një nga bordelet më të vjetra dhe e dyta më e madhe në vend. Ky bordel ekziston për 200 vjet. Ajo u shemb në vitin 2014, për tu ngritur sërish me ndihmën e OJQ-ve lokale.
Shumica nga gratë që punojnë kanë lindur, janë rritur aty dhe kur u shkatërrua nuk dinin se ku të shkonin, transmeton Klan Kosova.
Mbështetësit e bordeleve besojnë se puna seksuale është punë – dhe që këto gra nuk duan që të bëjnë diçka tjetër. Gratë vetë kishin protestuar për të drejtat e tyre si punëtore, dhe në fund të vitit 2014, Shoqata Kombëtare e Grave Avokate në Bangladesh bindën Gjykatën e Lartë se dëbimi i punëtorëve që dëshirojnë të shesin trupat e tyre, është një veprim ilegal. Kështu, këto gra u rikthyen në “shtëpitë e tyre”.
Tani, zona e bordellove është e rrethuar nga një mur. Në rrugën e ngushtë, gjenden dyqane të ushqimit, qajit dhe shitës ambulant. Bordello është një vend ku ka rregullat e veta dhe hierarkinë e saj që ndryshojnë nga pjesa tjetër e shoqërisë. Për shembull, brenda bordellove, gratë janë të dobëta por edhe të fuqishme. Aty ka edhe vajza të cilat nuk janë më të mëdha se 12 vjeçare.
Këto vajza zakonisht vijnë nga familjet e varfra dhe janë viktima të trafikimit. Ato nuk janë të drejta dhe nuk lejohen të dalin jashtë ose të mbajnë paratë që fitojnë. Kur paguajnë të gjitha borxhet e tyre, që zakonisht u merr nga një deri në pesë vjet, ato bëhen punëtore të pavarura seksi.
Më pas, ato mund t’i refuzojnë klientët e tyre dhe t’i mbajnë parat që i fitojnë. Nga momenti kur ato shlyejnë borxhet, munden që të largohen nga bordello, por zakonisht këto gra janë të stigmatizuara dhe familjarët e tyre nuk i lejojnë të kthehen në shtëpi ndonëse ato vazhdojnë të punojnë për t’i mbajtur anëtarët e familjes së tyre.










