Qellimi i vizitave të shpeshta të Fadil Nurës dhe Sami Lushtakut në QKMF-në e Skenderajt para disa ditëve ka rezultuar me zhvillime të një pas njëshmë në këtë institucion shëndetësor i cili është jetik për shëndetin e banorëve të Drenicës, raporton portali rajoni.org.
Fitim Ejupi i njohur si përkrahes i Bekim Jasharit njëherit punëtor i sigurimit në QKMF të Skenderajt sot me anë të një statusi në facebook ka akuzuar Fadil Nurën se ai ka gisht në largimin e tij nga puna.
Njoftimi i plotë:
Të dashur familjarë, miq e shokë,
Të dashur qytetarë të Skenderajt,
Pas shumë presioneve nga qeverisja e Fadil Nures drejtuar Kompanisë së sigurimit në Komunën e Skënderajt, sot jam larguar nga puna si punëtor i sigurim në QKMF-Skenderaj.
Arsya e largimit tim nga puna lidhet direkt me përkrahjen time qe i’a kam bërë djalit të heroit të kombit Hamëz Jashari, Bekim Jasharit.
Për presionin e bërë nga Komuna në drejtim të kompanisë së sigurimit kam fakte, të cilat do ti bëjë publike shumë shpejtë tek organet kompetente.
Arsya pse po e ndaj me ju largimin tim nga puna është që t’iu tregoj se deri në çfarë pike shkon poshtërsia hakmarrëse e kësaj qeverisje.
Për 20 vite kam qenë mbështetës i PDK-së së bashku me familjen e ngushtë dhe të gjërë, PDK-së e cila është thirrur ne vlerat e luftës dhe në familjen Jashari.
Ndërsa sot, kjo PDK-ja e “vlerave të luftës”, me largoj nga puna vetëm pse e kam përkrahur djalin e familjës Jashari, Bekim Jasharin.
Unë, Fitim Ejupi, çdo herë që një anëtar i familjes Jashari e kërkon përkrahjen dhe besimin e qytetarëve, do të jem i pari që do t’ia jap, pavarësisht pasojave që do ti kem.
Jasharajt i dhanë 56 anëtarë për lirinë që ne sot po e gëzojmë, ndërsa sot, vota për Jasharajt është me e pakta që mund të bëjmë ne në liri.
Dhe për fund, nëse ekziston vetëm një ankesë nga stafi i QKMF-së në Skenderaj për punën time 4 vjeqare unë do të jap përgjegjësi.
Përgjegjësit kryesorë të cilët qendrojnë prapa largimit tim do të japin përgjegjesi shumë shpejtë, ose edhe ata nuk do t’a gëzojnë vendin e tyre të punës.
……
Me këtë logjikë të qeverisjes, Rinia e Skenderajt dhe e Kosovës nuk ka asnjë arsye për të qëndruar në vendlindje. Hakmarrja, nepotizmi, korrupsioni në krye me Klanin pronto, që po del ti ket rrënjet në Skenderaj, ka ndikuar në thellimin e deshpërimit të rinisë me vendin.