Lule Rashiti fitoi betejën me leukeminë, ndërsa ka treguar të gjithë përjetimet e saj në “Ftesë në 5”.
Ajo tha se beteja ishte e vështirë, por shtoi se ishin Lirimi, bashkëshorti dhe e bija, Elena që i dhanë forcë për të vijuar përpara. Ndërsa flet për vështirësitë teksa luftonte me sëmundjen, Lulja tha se nuk ishte e lehtë t’ja shpjegonte së bijës se pse nuk do të ishte në shtëpi.
Ajo tregoi se i kishte thënë se do të ikte për të studiuar, por nuk kishin munguar pyetjet e Elenës kur Lulja u rikthye në shtëpi dhe e pa atë pa flokë.
“Kur e mora vesh, ja thash fillimisht shoqes sime, jo Lirimit sepse kisha frikë si do të reagonte. Por vajza, Elena dhe Lirimi më dhanë forcë që të vazhdoja përpara. Muajin e parë që isha shtruar në spital nuk e kam takuar vajzën. Ishte e vështirë, sidomos me ja shpjeguar që nuk do të jem në shtëpi. Nuk i kemi thënë diçka konkrete, por duke i thënë që kam shkuar me studime. Por kur jam kthye në shtëpi dhe pa që nuk i kisha flokët, filloi me shumë pyetje. Me Lirimin jemi njohur kur kemi qenë 14-vjeç, në facebook dhe jemi takuar pas 6 muajsh. Unë isha në Belgjikë, ai në Kosovë. Jemi njohur nga një grup në facebook. Në fillim ziheshim nuk e donim shumë njëri-tjetrin”, tha ajo.