Donny van de Beek vazhdon të mos ketë besimin e duhur nga Manchester United.
Mesfushori holandez përkujdeset të bëjë paraqitjet më të mira të mundshme kurdo që ka minutat në dispozicion, por diçka nuk shkon për të në ‘Old Trafford’.
Van de Beek vazhdon të jetë i lënë anash nga trajnerët e United. Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, lojtari pritet të largohet në huazim, transmeton lajmi.net.
“Nuk ka akoma ndonjë vendim nga Manchester United, sa i përket huazimit të mundshëm të tij. Asgjë nuk i është komunikuar lojtarit apo agjentit”, shkruan Romano, transmeton lajmi.net.
“Ralf Rangnick akoma e do Van de Beek në ‘Old Trafford’, së paku deri në fund të sezonit. Nuk ka kontakte me Borussia Dortmund, së paku deri tani”, shton italiani.
Van de Beek kishte mungesë të minutave edhe sa ishte Solskjaer.