Rajoni
    Facebook Twitter Instagram
    Rajoni
    • Lajme
    • Sport
    • Roze
    • Te Rekomanduara
    • Tech
    • Fun
    • Rajoni TV
    Facebook
    Rajoni
    Roze

    Horoskopi për ditën e diel/ Ja cila shenjë do përballet me tension dhe stres

    Gazeta RajoniBy Gazeta Rajoni
    Facebook
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]
    [the_ad id="78756"]

    Dashi

    Për të lindurit e kësaj shenje e diela do të vijojë të jetë një ditë e mbushur me tensione dhe stres, njëlloj si ditët e kaluara. Do të ndjeni nevojën që të përqendroheni më shumë në rikuperimin psiqik dhe fizik gjatë kësaj dite.

    [the_ad id="78756"]

    Demi

    Ndikimi i favorshëm i Hënës, Mërkurit dhe Saturnit në shenjën tuaj, do të thotë më shumë vëmendje lidhur me çështjet profesionale dhe paratë. Ndoshta një ndryshim i nisur, do mund të përfundojë. Sa i takon dashurisë, parashikohen emocione të reja lidhur me një person.

    Binjakët

    Të lindurit e kësaj shenje duhet të kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë. Ka disa situata të sikletshme në familje. Me ndikimin e kundërt të Venusit, rrezikoni që të humbni kohë, si dhe do ju duhet që të rishihni disa marrëveshje. Ndiqni rrjedhën dhe mos ecni kundër rrymës, pa qenë të bindur për veprimet tuaja.

    Gaforrja

    Nuk duhet të mërziteni, nëse ndonjë nga këto ditë bëni më shumë për veten se për të tjerët. Ka ardhur momenti që të vlerësoni veten tuaj. Është mirë që të gjeni një marrëveshje lidhur me ndjenjat tuaja. Arsyetoni mirë lidhur me çdo situatë, ka ardhur momenti që të zgjidhni disa probleme.

    Luani

    Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë mjaft pozitive, ku do të kenë një dëshirë të madhe për të dalë nga një sërë vështirësish. Parashikohet që të ketë një vonesë apo mungesë vendosmërie, por asgjë më shumë. Kjo e diel favorizon fushën e ndjenjave, ku do të rigjeni emocionet e humbura gjatë ditëve të fundit.

    Virgjëresha

    Të lindurit e kësaj shenjë, nuk janë totalisht të bindur lidhur me atë që po përjetojnë në dashuri. Janë të ndarë në dy grupe, ata që kanë një dashuri dhe nuk arrijnë që ta jetojnë siç duhet dhe ata që nuk kanë një ndjenjë të konsoliduar. Ballafaqimi me problemet gjatë kësaj dite, mund të jetë me rrezik, ndaj mendohuni mirë para se të hidhni çdo hap.

    Peshorja

    Nëse keni pësuar një zhgënjim në dashuri, ky është momenti për të reflektuar dhe për të lënë pas gjithçka. Kjo e diel do të jetë mjaft e rëndësishme, për të kuptuar drejtimin se nga ju çon zemra.

    Akrepi

    Nuk do të jeni në formë perfekte gjatë kësaj dite, madje do të demonstroni nervozizëm. Personat që ju rrethojnë, mund të mendojnë se nuk jeni mirë, pasi gjatë kësaj dite do të acaroheni shumë shpejt dhe nuk do të pranoni kritika. Jeni në një fazë rebelimi, ndaj bëni kujdes.

    Shigjetari

    Hëna do i shqetësojë jo pak të lindurit e kësaj shenje, për shkak të ndikimit të kundërt të saj. Megjithatë duhet të rrini të qetë, pasi është situatë kalimtare. Ky muaj parashikon mundësi të mëdha sa i takon ndjenjave, ndaj çdo ditë është një mundësi e artë.

    Bricjapi

    Gjatë kësaj dite do mund të zgjidhni një problem që ju ka munduar prej kohës. Parashikohet një rikuperim i ndjeshëm sa i takon çështjeve personale dhe atyre profesionale. Sa i takon emocioneve, parashikohen mundësi të mëdha për të ardhmen.

    Ujori

    Kjo e diel është nën ritmet e duhura për të lindurit e kësaj shenje. Mundohuni që ta merrni çdo situatë me qetësi! E keni më të vështirë që të menaxhoni anën emocionale tuajën, ndaj mundohuni të mbani situatën nën kontroll.

    Peshqit

    Dashuria për të lindurit e kësaj shenje pritet të jepet pa limit! Por kur ekzagjerohet,

    mund të kthehet kundër. Kjo e diel parashikon jo pak shqetësime sa i takon dashurisë dhe ndjenjave.

    -Advertisenent -
    [the_ad id="78756"]

    Të fundit

    Shpërthen banori i BBV: Kam kryer marrëdhënie intime me të dyja gjinit nuk trembem

    Jurgena publikon bisedën – çfarë deshi Kiara nga Instagrami i Luizit?

    Pas sherrit me Efin, kamerat fiksojnë momente intime mes Luizit dhe Kiarës të mbuluar me jorgan

    Melinda do të sjellë një projekt shumë të veçantë

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    LAJMI I FUNDIT: Digjet ky banor i Big Brother, niset për spital

    Të Rekomanduara

    Një person gjendet pa shenja jete, dyshohet se u rrëzua nga shkallët

    Një grua goditet për vdekje nga një automjet, pamje nga vendi i ngjarjes

    Banesën e njëjtë ua shiti dy personave dhe i shleu borxhet, ky është i arrestuari për mashtrim

    Si i ra të fikët Jonidës gjatë spektaklit të “Big Brother”?

    Pacientja 41-vjeçare vdes pas intervenimit gjinekologjik në ordinancën private, intervistohen dy mjekë

    EKSKLUZIVE: Shkarkohet drejtoresha komunale në Skenderaj, nuk pranoj ta “shkelte ligjin”

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "Rajoni SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "Rajoni SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    Facebook

    Slot Indonesia

    fb9

    Slot Online

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.