Zymer Deliu sot është larguar nga pozita e drejtorit të drejtoris së Urbanizmit vetëm një muaj pas marrjës së detyrës.
Deliu në një bisede telefonike për portalin rajoni ka konfirmuar së ai është larguar nga detyra e drejtorit të urbanizmit të komunës së Skenderajt dhe së kjo është bërë me kërkese të tij.
Ai thotë së arsyjet e largimit janë për arsyje personale dhe për shkak angazhimeve private.
“Arsyeja e largimit është për shkak se kam shumë angazhime private që e bëjnë të pamundur ushtrimin e detyrës së drejtorit të Urbanizmit në mënyrë efektive”, tha Zymeri për rajonin.
Deliu thotë se do të vazhdoj të kontribuoj edhe më tutje sidomos në projektet e subqendrave nëpër bashkësi lokale, të cilat vete i ka prezentuar në fushatën zgjedhore të PDK-së e të cilat sipas tij do të realizohen gjatë këtij mandati!/Rajoni.org/