Dilemat në opinionin e këtushëm së votimi në seancen e konsituive për zgjedhjen e kryesuses se Kuvendit të Komunës se Skenderajt, MAPL ka qartësuar për portalin rajoni.org.
Në pytjenë e këtij portali lidhur më shqetësimet e ngritura në opinionin e këtushëm së procesi i zgjedhjes së krysues Adelina Spahiu ësht përcjellur më parregullsi pasi që gjatë përzgjedhjes së kryesues së kuvendit komunal, komisioni ad-hoc i përzgjedhur nuk po merrte nënshkrimet e asamblistëve, asamblistët votonin pa u nënshkruar.
MAPL sot i ka qartësuar të gjitha duke thënë së gjithëçka ka qenë në rregull dhe se Adelina Spahiu në menyrë të rregullt është zgjedhur kryesuse.
Pergjigjja e plotë e MAPL:
Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Skenderajt është zgjedhur në mbledhjen inauguruese të mbajtur me datë 30.11.2022, e cila mbledhje është monitoruar në mënyrë fizike nga përfaqësuesit e MAPL-së. Sipas raportit të monitorimit nga përfaqësuesit e MAPL-së nuk është evidentuar ndonjë shkelje gjatë procesit të zgjedhjes së Kryesuesit. Në vijim gjeni procesin e zgjedhjes së Kryesuesit sipas raportit të monitorimit:
Zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit
Në këtë mbledhje është bërë edhe zgjedhja e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës. U formua komisioni zgjedhor në përbërje prej 3 anëtarëve (Brikena Zeqiri, PDK; Besnik Ahmeti, Lista e Pavarur Bekim Jashari, dhe Afrim Kabashi, NISMA), të cilët kanë përcjellë procesin e zgjedhjes së kryesuesit. Kandidat të propozuar për kryesues të kuvendit ishin znj. Adelina Spahiu, nga PDK dhe z. Musa Fazliu, nga Lista e Pavarur Bekim Jashari.
Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, znj. Adelina Spahiu, me 18 vota për, u zgjedh Kryesuese e Kuvendit të Komunës së Skenderajt, 10 vota mori z.Musa Fazliu, nga Lista e Pavarur Bekim Jashari, ndërsa 2 vota u shpallen te pavlefshme.
Pra marrë parasysh që kuvendi i komunës së Skenderajt ka 31 anëtarë gjithsejtë Kryesuesja e kuvendit të komunës së Skenderajt, është zgjedhur në pajtim me nenin 41 të Ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale.