Luis Nani ka dhënë edhe konferencën e tij të prezantimit te Venezia. Sulmuesi portugez që dhuroi edhe një asist në debutimin e tij, foli për arsyet pse zgjodhi klubin, marrëdhënien me Cristiano Ronaldon, si dhe për fitoren më të bukur në karrierën e tij.
DEBUTIMI ME ASIST- “Mendoj se dëshira për të bërë mirë ishte gjëja më e rëndësishme në atë ndeshje, nuk kam bërë aq shumë stërvitje me ekipin, për të dhënë më të mirën, do të më duhet të stërvitem më shumë. Megjithatë, për disa minuta ishte mirë. Tani do të punoj dhe do të pres skuadrën. E di që jemi në një moment të vështirë dhe shpresoj ta ndihmoj sa më shumë ekipin. ”
TRANSFERIMI TE VENEZIA- “Më bindi projekti, është ambicioz. Unë jam futbollist, dua të jem në një ekip ku ka dëshirë të rritet dhe të bëj më mirë e më mirë. E pashë projektin e Venecias me sytë e mi dhe më bindi. Tani mendoj vetëm të luaj për të ndihmuar të rinjtë që të bëjnë edhe më mirë”.
FITORJA MË E BUKUR- “Ajo që më ka pëlqyer më shumë është padyshim fitimi i Kampionatit Europian. Kur luan me Kombëtaren e di që luan jo vetëm për vendin tënd, por për të gjithë, familjen, miqtë etj… Nuk mund t’i shpjegoj mirë emocionet që ndjeva. Për sa i përket klubeve, doja të luaja finalen e Champions League kundër Barcelonës, një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi shumë të fortë. Vija nga një vit stratosferik dhe prisja të luaja. Trajneri më tha se duhej të isha arma sekrete, por doja të luaja që në fillim”.
MARRËDHËNIA ME CRISTIANO RONALDON- “Unë kam marrëdhënie të mira me Cristianon, kemi luajtur shumë vite së bashku midis Manchester United dhe ekipit kombëtar. Kur mbërrita te United, ai kishte tre vjet që ishte atje, më çoi në shtëpinë e tij, më ndihmoi me gjuhën. Është e rëndësishme kur mbërrini në një vend tjetër të njihni dikë që mund t’ju ndihmojë. Ndonjëherë ne flasim me njëri-tjetrin me mesazhe, nuk flasim shumë sepse ai nuk flet shumë”.