[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
[the_ad id="78756"]
Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar sot fizikisht në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Mësohet se i dyshuari për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla është Bashkim Jupa nga fshati Molliq komuna e Gjakovës, me vendbanim në Zvicër.
[the_ad id="78756"]
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se i dyshuari është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.
Sulmi fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij në lidhje me diasporën.
