Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë pritur sot në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Shkëlqesia e Tij, Çağrı Sakar dhe zyrtarët e TIKA-s, me të cilët është diskutuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Komunës së Skenderajt dhe Ambsadës së Turqisë, shkruan rajoni.org.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e Fadil Nurës në faqën zyrtare të komunës në facebook gjatë takimit është folur konkretisht për projektet që do të realizohen në qytetin e Skenderajt, në fushat si ajo e arsimit, bujqësisë, urbanizmit, kulturës e trashëgimisë dhe në projektet që do të realizohen në bashkëpunim të institucioneve respektive.
“Diskutuam me theks të veçantë për gjetjen e donatorëve dhe mundësive të tjera, për realizuar një nga projektet më të rëndësishme që ka pasur ndonjëherë në këtë anë, Penda e Drenicës, që do të zgjidhte njëherë e mirë problemin e ujit të pijes, madje do të siguronte edhe ujitje të tokave bujqësore dhe prodhim të energjisë elektrike”, ka thënë gjatë takimit Nura në të cilin edhe pse permendet Sami Lushtaku ai në foton e shpërndar nga komuna nuk duket farë; se a është bërë kjo me qellim apo lëshim i rastit?
Postimi i plotë:
