Qeveria në detyrë ka miratuar masat e reja anti-Covid. Në komunat me rrezik të lartë, përveç që ka ndryshuar orari i lëvizjes së qytetarëve, i cili është zgjatur deri në orë 20:00, gjithashtu gastronomisë pas orës 20:00 i lejohet shërbimi “porosi me dërgesë”.
Masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga nesër, janë bërë të ditura përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit.
Mes tjerash është bërë e ditur se në komunat me rrezik të lartë, lëvizja e qytetarëve lejohet prej orës 20:00 deri në orën 05:00.
Gastronomisë në komunat në zonë të kuqe përveç që i lejohet puna deri në orën 20:00, i lejohet edhe shërbimi ‘take away’ pas orës 20:00.
Këto janë të gjitha masat për zonat me rrezik të lartë:
38. Masat për komunat me rrezik të lartë (mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda javës:
38.1. Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që paisen me leje të veçanta për qarkullim;
38.2. Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç:
38.2.1. Personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme,
38.2.2. Qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale (ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë),
38.2.3. Operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit,
38.2.4. Kompanive ndërtimore,
38.2.5. Operatorëve që kryejnë punë publike.
38.3. Operatoret ekonomik lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.
38.4. Qendrat tregtare lejohen të punojnë nga 05:00-20:00.
38.5. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgesë”.
38.6. Institucionet publike dhe private obligohen të punojnë vetëm me staf esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;
38.7. Transporti publik lejohet të punojë duke shfrytëzuar deri në 50{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} të kapaciteteve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
38.8. Taksitë lejohen të punojnë me një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të familjes, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;
38.9. Institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (siç janë teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe dhe të ngjashme), lejohet të punojnë vetëm deri në orën 20:00 duke shfrytëzuar deri në 30{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
38.10. Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura, ku gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave deri ne 50 persona, gjithmonë bazuar në protokolle vendore dhe ndërkombëtare sportive, si dhe duke u bazuar në “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”,
38.11. Lejohen fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar deri në 40{325c0558aa0dac5542d270f1cd1849548c3fb8b6e9dbaf5e864ef21ba4ba6679} të hapësirave/sipërfaqeve, duke respektuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”.
38.12. Pavarësisht pikave 38.9, 38.10 dhe 38.11 më lartë, autorizohet Ministria e Shëndetësisë që bazuar në rekomandimet e IKSHP-së të nxjerrë vendime operacionale të ndalojë këto aktivitete.