Diego Costa është sërish një nga protagonistët e merkatos së futbollistëve. Pas negociatave me Salernitanën, që zgjatën gati dy javë, dhe kur u mendua se marrëveshja ishte arritur (madje u përgatitën kontratat), në fund gjithçka rezultoi një fiasko.
Klubi italian vendosi të tërhiqej në momentet e fundit për shkak të “dyshimeve për gjendjen e tij fizike” dhe për “motivimet e tij” përballë një sfide shumë të ndërlikuar: të udhëhiqte skuadrën drejt shpëtimit në Serinë A.
Për Diego Costan ishte gati një kontratë gjashtëmujore me opsion rinovimin automatik edhe një vit, në rast shpëtimi. Diego Costa pas dështimit të marrëveshjes, rikthehet në merkato, ndërsa Salernitana duhet të kërkojë emra të tjerë për të përforcuar sulmin, që udhëhiqet nga Ribery. Simone Verdi i Torinos është një nga objektivat kryesorë.